Brazili i fortë edhe pa Neymarin e Silvan

Brazili do të përballet sot me Gjermanin, në gjysmëfinale të Kampionatit botëror, pa Neymarin e lënduar dhe Thiago Silvan e suspenduar.

Por, Luiz Felipe Scolari, selektori i Brazilit, e ka paralajmëruar kundërshtarin se mungesa dy yjeve i ka bërë edhe më të fortë. “Është e vërtetë që Neymar është pika jonë e referimit, por edhe një nga lojtarët më të mirë në botë. Megjithatë ne e kemi lënë pas mungesën e tij që në momentin që mësuam se ai nuk do të luante më në këtë Botëror. Ne jemi një skuadër që ka në përbërje edhe 22 futbollistë të tjerë dhe të gjithë do të japin maksimumin përballë Gjermanisë për të qenë në finale”, tha ai.

“Neymar deri në momentin që ishte pjesë e skuadrës e bëri punën e tij duke ndihmuar ekipin të mbërrinte deri këtu. Tani është radha jonë ta bëjmë diçka të tillë. I sigurt është fakti që përballë Gjermanisë ne do të synojmë fitoren për të kënaqur tifozët tanë që na kanë mbështetur në çdo moment por edhe për Neymar”, theksoi Scolari. Ai ka thënë se Gjermania ka një skuadër të kompletuar në të gjitha repartet. Por, mendon se nuk janë më të fortë se ta.

Lajme të ngjashme

Back to top button