Eduard Selami përballë Lulëzim Bashës dhe Sokol Olldashit

Partia Demokratike është futur në fazën finale të zgjedhjeve për Kryetarin e ri të saj, pas dorëheqjes së kreut në detyrë Sali Berisha. Dy janë kandidaturat që tashmë janë zyrtarizuar në selinë e PD-së ditët e fundit, ish-deputeti Aleksandër Biberaj dhe ministri në detyrë i Transporteve Sokol Olldashi, shkruan gazeta “Shekulli”

Nëse dy kandidaturat e para publike, që konsiderohen si kandidatura që do të plotësojnë garën, ato të vërtetat ende nuk janë protokolluar në sekretariatin e selisë ‘blu’. Kandidaturat e vërteta, sipas burimeve te brendshme të PD-së, janë kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha dhe ish-kreu i demokratëve vite më parë, i sapokthyeri Eduard Selami. Kjo, edhe për vet faktin sepse këta dy persona janë më shumë të besueshëm dhe me lobim  ndërkombëtar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button