Rrugët e Tetovës dhe Gostivarit janë vërshuar nga lypsarët

Tetova dhe Gostivari janë vërshuar nga lypësit lokal  dhe nga ata cilët vijnë  nga qytetet tjera të Maqedonisë për ta zgjatur dorën tek qytetarët e këtyre vendbanimeve.Një lypës që është bërë “banorë” i  zakonshëm  pranë  hotel “Lirakut” në Tetovë, thotë që arsyeja se përse vinë në këtë qytet është se kërkon lëmoshë nga banorët e qytetit. “Tetovarët janë njerëz shumë human dhe kjo është një ndër arsyet se pse ne jemi këtu”, thotë lypësi.

Kërkimi i lëmoshës si biznes

Unë vij nga Prilepi dhe çdo ditë udhëtoj. Në Prilep askush s’më ndihmon, ndërsa këtu është më ndryshe, njerëzit janë shumë dorëzgjatur”.

Ai u shpreh se “ka trokitur në shumë dyer për të gjetur punë por askush si ka ndimuar”. Komuna e Tetovës informoi që përfaqësues të Sektorit për veprimtari publike pranë Komunës së Tetovës, Spitali Klinik, Policia e Tetovës,Qendra për Punë Sociale dhe  OJQ “Dielli” janë takuar për të trajtuar çështjen e lypsarëve në rrugët e Tetovës duke i vënë theks të veçantë fëmijëve të moshave minore.

Në këtë takim palët kanë rënë dakord të bashkëpunojnë dhe t’i koordinojnë aktivitetet e tyre përms formimit të grupit të punës me përfaqësues nga të gjitha institucionet relevante, me detyrë që të përgatitet një strategji për trajtimin e fëmijëve të rrugës se si  t’i identifikojë ato, të punojë në drejtim të ngritjes së vetëdijes tek prindërit e fëmijëve të rrugës për sanskionet ligjore që mund të ndërmerren ndaj tyre,  dhe të gjejmë mënyra për kyçjen e fëmijëve të identifikuar në procesin edukativo-arsimor”,  u shprehën për Inbox7 nga Qendra për Informim pranë Komunës së Tetovës.

Ministra për Punë, dhe Politikë Sociale njoftoi për Inbox7 se sipas evidentimit të tyre numri i fëmijëve lypës në Tetovë dhe Gostivarë nuk është shumë i madh. Në Gostivarë ka të evidentuar vetëm 4  fëmijë nëpër  rrugë ndërsa në Tetovë 7”, thotë  Marjan Gijovski, zëdhënës i MPPS-së.

Gijovski thotë se ministria vëren paraqitjen e fëmijëve lypës dhe të pastrehëve edhe nga komunat tjera të Republikës së Maqedonisë, të cilët vijnë në Tetovë dhe Gostivarë për të lypur gjatë sezonit veror. Sipas tij, kjo ndodh si pasojë e numrit të madh të personave që kthehen nga jashtë në vizitat familajre, dhe këto sipas tij janë burim potencial për personat lypës për të mbledhur të holla. 

Kordinim lokal për t’i mbeldhur fëmijët lypsarë

Kur isha më i ri punoja punë dore, tani nuk mundem se nuk jam mirë me shëndet. Kam kërkuar dhe ndihmë sociale por më kërkojnë shumë dokumente që unë nuk i posedoj e s’kam mundësi financiare  t’i rregulloj ato”, thotë lypësi nga Prilepi. “Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e ka detektuar këtë paraqitje dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) planifikon aktivitete konkrete në këtë sferë”, theksoi Gijovski.Edhe Komuna e Tetovës deklaroi se në bashkëpunim me SPB e Tetovës do të ndihmojnë në mbledhjen e fëmjiëve nëpër rrugë për t’i dërguar ato në shtëpitë e tyre dhe sipas tyre komuna do të jetë ajo që do paguaj  për transportin e këtyre fëmijeve.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale tha që janë dhënë drejtime dhe udhëzime tek të gjitha Qëndrat për Punë Sociale nëpër komuna që të  kordinohen  gjatë tre muajve të ardhshëm se si konkretisht të evidentojnë fëmijët lypsarë dhe njëkohësisht t’i ndihmojnë ato.Të kontaktuar nga Inbox7 për të dhëna më të hollësishme për këto çështje, zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale në Tetovë nuk dhanë përgjigje për rekomandimet e bëra nga MPPS-ja.Gjithëashtu Komuna e Gostivarit pas shumë përpjekjeve, nuk njoftoi për numrin e lypsarëve dhe masat konkrete që është duke i ndërmarrë kjo komunë.

Komuna e Tetovës bëri të njohur se në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante, planifikon hapjen e një Qendre për përkujdesjen e fëmijëve lypsarë të rrugës. Raportet e OKB-së thonë se janë një varg faktorësh që ndikojnë që banorët e një shteti të bëhën lypsarë dhe kategori e rëndë sociale për shoqërinë. /Inbox-7

Lajme të ngjashme

Back to top button