Dolën në shitjet fanelat e Suarezit te Barcelona

Tifozët e Barcelonës e kanë mundësinë që tani që ta kenë një fanelë të Barcelonës me emrin e Luis Suarezit.
Sulmuesi uruguajan pritet që gjatë kësaj jave ti bashkohet Barcelonës, ndërsa në dyqanet e Katalonisë sot është parë fanela e tij me numrin 9.

Këtë numër aktualisht e ka Alexis Sanchezi, futbollist që pritet të largohet nga Barcelona.
Kalimi i Luis Suarez te Barcelona pritet të arrijë numër rekord të fitimeve nga shitja e fanelave pasi që Suarez është një nga futbollistët më të mirë sot në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button