Për pak të zihen këshilltarët e PDSH-së e BDI-së

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident, me çka për pak sa nuk ka ardhur deri te përleshja fizike, mes dy këshilltarëve shqiptarë në seancën e sotme të Qytetit të Shkupit, atë të PDSH-së e BDI-së.

Ashtu si që njofton “Plusinfo”, këshilltari Idriz Orana nga PDSH gjatë seancës është ngritur nga karrigia dhe ka filluar polemikën me këshilltarin e BDI-së, Alajdin Alija.

Por, kryetari i këshillit, Irena Misheva, ka tentuar të qetësojë situatën dhe ka shpallur pauzë prej 30 minutave, por nuk ka mundur të qetësojë mllefin e këshilltarit, i cili është nisur që fizikisht të përballet me kolegun e tij”, njofton “Plusinfo”.

Kjo madje ka qenë shkas që këshilltarët tjerë ndërhynë ndërmjet tyre dhe të qetësojnë situatën. Këshilltari i BDI-së Qemal Musliu, madje gjatë mbledhjes së sotme të rregullt të Këshillit të qytetit të Shkupit pyeti kryetarin Koce Trajanovski se cila është arsyeja që projektet për shqiptarët nuk kanë filluar të realizohen.

Foto Plusinfo

Për pak të zihen këshilltarët e PDSH-së e BDI-së2

Për pak të zihen këshilltarët e PDSH-së e BDI-së1

Për pak të zihen këshilltarët e PDSH-së e BDI-së4

 

Lajme të ngjashme

Back to top button