Dhjetëra të lënduar gjatë përplasjes së kamionit me autobus

Një fatkeqësi e rëndë komunikacioni ka ndodhur sot pasdite rreth orës 14 në afërsi të hekurudhës në fshatin Vollkovë, pasi kamioni që ka qarkulluar prapa autobusit i ka rënë atij.

Siç raportuan mediat, nga goditja janë thyer pothuajse të gjitha dritaret e autobusit të linjës numër 22, ndërsa në rrugë mund të vërehen copa të xhamave të thyer dhe vaj motori.

Pa goditjes, vozitësi i autobusit e ka humbur kontrollin dhe është futur në oborrin e shkollës. Në vendin e fatkeqësisë nuk ka pasur gjak nga personat e lënduar, por vetëm strajca të shpërndara me perime të njerëzve që në atë moment kanë qenë në autobus.

Pas fatkeqësisë, ekipet e ndihmës së parë mjekësore, shtatë persona të lënduar i ka transferuar në Qendrën urgjente, në mesin e të cilëve ka dy fëmijë, të moshës një dhe shtatë vjeçare.

Vozitësi i autobusit, i cili është në gjendje më kritike, së bashku me tre persona të tjerë është transferuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button