Qeni rrezikon për pak të shkatërrojë Turin e Francës (Video)

Një qen i vogël për pak shkaktoi një përplasje gjigante gjatë zhvillimit të Turit të Francës. 

Në etapën e dytë të zhvilluar në Korsikë, qeni u shkëput nga i zoti dhe u vendos në mes të rrugës, sekonda përpara se grupi me disa dhjetëra çiklistë të afrohej. 

I zoti, përpiqet të bindë qenin e tij duke vrapuar edhe ai pas tij, por duke parë çiklistët në mbërritje, zmbrapset me shpejtësi. 

Në sekondën e fundit, përpara se grupi i çiklistëve ta shkelte, çka me shumë gjasa do të sillte një rrëzim masiv, qeni kupton se është i “paftuar” në garë dhe i lë rrugën garuesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button