Shqiptarët e Stambollit protestojnë në sheshin “Taksim” (FOTO-VIDEO)
Sot në ora 14:00 në sheshin “Taksim”, shqiptarë dhe turq janë tubuar para ambasadës së Maqedonisë në Stamboll për të protestuar kundër vendimit për burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve nga Maqedonia.
Një pjesëmarrës në protesta, Fatih Nebiju, thotë për Portalb se jemi tubuar në sheshin “Taksim”, para ambasadës së Maqedonisë për të përkrahur vëllezërit tanë atje. “I shikojmë në vazhdimësi ngjarjet atje dhe në shqiptarët e Stambollit do të jemi gjithmonë në përkrahje të vëllezërve tonë në Maqedoni”, thotë Fath Nebiju.
Flamuj të UÇK-së, parulla “Jemi një” u panë në duar të protestuesve të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre kundër rastit të montuar dhe skandaloz “Monstra” nga gjykata maqedonase.
Ne si Shqipetarte Stambollit do jemi gjith her me ju,ne ndoshta jena shperngull ne vendet e huaj por edhe ketu valon flamuri Shqipe,rroft Shqipetaria…