Teuta Arifi takohet me Vullnet Ametin

Sot kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi  në hapësirat e komunës së Tetovës takoi rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, Vullnet Ameti.

Si që lajmërojnë nga Komuna, gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe universiteteve me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta me interes të përbashkët.

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës uroi zonjën Teuta Arifi për zgjedhjen e saj si kryetare e qytetit të Tetovës ndërsa kryetarja Arifi informoi për aktivitetet e mëtutjeshme që do të ndërmerren nga ana e komunës për të përmirësuar cilësinë e arsimit fillor dhe të mesëm në Tetovë si dhe kontributin që duhet ta japin së bashku  komuna dhe universitetet për zhvillimin ekonomik dhe kulturor që Tetovës dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Arifi takoi dhe rektorin e Universitetit “ Shën Kirili dhe Metodi” , Velimir Stojkovski 

Në këtë takim u bisedua për nevojën e përpilimit të strategjive lokale për zhvillim të qëndrueshëm të cilat bazohen në projekte të zbatueshme të ndihmuara nga ekspert të fushave të ndryshme shkencore me qëllim të arritjes së synimeve afatgjate për zhvillim dinamik ekonomik dhe  kulturor të qytetit të Tetovës. Kryetarja, Teuta Arifi dhe rektori Stojkovski u pajtuan që  për arritjen e këtyre qëllimeve është i domosdoshëm bashkëpunimi i ngushtë injësive të vetëqeverisjes lokale me pushtetin qendror,universitetet, rrethin e biznesit dhe sektorin joqeveritar.

Lajme të ngjashme

Back to top button