Vrasje e trefishtë në Tiranë, burri vret gruan, vëllanë e në fund veten

Krimi godet sërish brenda familjes. Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në fshatin Pezë Helmës të Tiranës, ku 60-vjeçari Ferit Kolgjini ka vrarë bashkëshorten e tij Sulltane Kolgjini 50 vjeç dhe vëllanë Ramadan Kolgjini 55 vjeç, e më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Mësohet se ekzekutimi është kryer me pistoletë.

Sipas të dhënave fillestare, familja Kolgjini ishte me origjinë nga Kukësi dhe prej 20 vitesh jetonte në fshatin Gresë, të Pezës.

Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë këtë person të ndërmarrë aktin e rëndë. Policia ka mbërritur menjëherë në venngjarje dhe pritet që të zbardhen detaje të reja për krimin./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button