Genci nuk i tregon të metat e tij

Vjetët në skenë kanë bërë që Genc Prelvukaj të jetë njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku ynë.

E si i tillë gjithmonë ka qenë i ndjekur në çdo hap, madje çdo gjë rreth tij është interesante për masën, e ndonëse shpesh ka treguar shumëçka për publikun e vet, ai në një bisedë për gazetën Tribuna ka zbuluar edhe detaje që ndoshta kanë qenë të panjohura deri tani.

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë ?
Prelvukaj: Kishte gjëra të bukura ajo kohë dhe ato kryesisht lidhen me familjen. Nga ana tjetër Prishtina për shkak të situatës së rëndë në atë kohë, nuk ofronte kushedi sa mundësi. Megjithatë atë që e kishim e jetonim dhe shpesh diçka e vogël na bënte të lumtur./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button