Tuna dhe Cozman, 8 mijë euro nga ankandi për fëmijët e sëmurë

Superylli shqiptar, Tuna dhe reperi, Cozman, kanë qenë pjesë e një ankandi në Londër për të ndihmuar fëmijë të sëmurë shqiptarë.

Në Londër së fundmi është mbajtur një ankand publik, ku u shitën donacione nga yje shqitpare, duke përfshirë Rita Orën, Tuna dhe Cozman.

Telegrafi mëson se donacionet nga Tuna dhe Cozman u vlerësuan shumë nga të pranishmit dhe e rritën fondin për Omerin, një fëmijë shqiptar i cili vuan nga kanceri.

Organizatorët i kanë përshkruar Tunën dhe Cozmanin si shembull për artistët e tjerë.

Mbi tetë mijë euro është shumë që Tuna dhe Cozman kanë arritur të grumbullojnë për fëmijët shqiptarë në nevojë, teksa këtë e bënë duke i shitur për të interesuarit rrobat e tyre nga klipet dhe koncertet e fundit.

Vlen të përmendet se maica e Cozman e bartur në klipin e fundit është shitur për 200 funte duke qenë një prej gjësendeve që u vlerësua më së shumti nga të gjitha që arrin shumën e 8 mijë eurove.

Po ashtu, Tuna së fundmi është bërë fytyrë zyrtare e brendit botëror, Smirnoff (ku fytyrë është edhe Madonna), teksa Eurokoha ka përkrahur projektin e fundit të madh të Tunës me Getin, videoklipi i të cilit u xhirua në Turqi. Cozman nga ana tjetër është fytyra e Ciroc, një brend që e reklamojnë shumë repera, duke përfshirë edhe P.Diddy. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button