Universiteti i turizmit- Shkup, pranohen 920 studentë

920 studentë do të pranohen në shtatë fakultetet e Universitetit privat  të Turizmit dhe Menaxhmentit (UTM)  në Shkup.

Ky është numri i paraparë për pranimin e studentëve në vitin e ri akademik 2013/2014, thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion i UTM-së.

‘460 studentë të rregullt dhe 420 me korrespodencë do të pranohen në vitin e ardhshëm akademik. Janë shtatë drejtime apo fakultete të ciklit deridiplomik dhe pos diplomike edhe atë; Fakulteti për turizëm, Fakulteti ekonomik, Fakulteti për marrëdhënie me opinion, Fakulteti për marketing, Fakulteti për menaxhment, Fakulteti për menaxhment dhe resurse njerëzore si dhe Fakulteti për turizëm sportiv’ thonë nga UTM.

Kriteret për tu regjistruar në UTM janë, të ketë të kryer shkollimin e mesëm me sukses, të ketë kaluar provimin e maturës shtetërore, ndërsa regjistrimi bëhet pa provim pranues.

Të interesuarit mund të aplikojnë prej tani deri më 31 gusht për afatin e parë regjistrues, me 2 shtator deri më 14 shtator për afatin e dytë dhe prej 16 shtator deri 1 tetor për afatin e tretë regjistrues.
Paraqitja mund të bëhet edhe në mënyre elektronike në utms.edu.mk. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button