Shaqa mezi pret takimin me Pep Guardiolan

Mesfushori nga Zhegra është kthyer nga Kosova në Zvicër, për disa obligime, para se të niset për Munich ku fillon stinori i ri me Bayernin.

Xherdan Shaqiri të mërkurën do të zhvillojë stërvitjen e parë te Bayern Munich nën drejtimin e trajnerit të ri, Pep Guardiola.

Ai në një bisedë për mediat zvicerane tha se mezi pret të takohet me teknikun spanjoll. “Mezi pres të takohem me Guardiolan dhe të fillojë ushtrimet me të”, tha Shaqiri për Blick.

Shaqiri kërkon të bëhet lojtar titullari në ekip, ndonëse ka mjaft konkurrencë të lojtarëve më të mirë në botë si Ribery, Müller, Schëeinsteiger, Martinez, Kroos dhe sidomos i ardhuri, Mario Götze. “Jo, në Bayern kështu janë punët. Nëse dëshiron të bëhesh top lojtar, duhet të përballesh me konkurrencën e këtyre lojtare. Dua të luftojë për vend titullari. Dua të luaj më mirë dhe të jam lojtar i rëndësishëm i ekipit nga fillimi”, tha ai, transmeton suporti1.com.

Çfarë pret nga Guardiola? “Fakti se ai dëshiron të ushtrojë me mua dhe bashkëlojtarët te Bayerni mendoj se do të krijojë top ekip. Sikur te Barcelona”.

Shaqiri ishte i angazhuar në një projekt multi kulturor ndërmjet fëmijëve me futboll, ku nënshkroi shumë autografe. “Isha i vetmi i huaj në klasën time. Për fat nuk më kanë shikuar ndryshe. Futbolli më ndihmoi të mësoj gjermanishten më shpejt. Futbolli të udhëheq në jetë. Në futboll gjen miq. Në futboll kam mësuar se çfarë duhet bërë me qenë i suksesshëm”, iu tha ai fëmijëve në Zurich.

Lajme të ngjashme

Back to top button