Kumanovë: Gjen kartelën e harruar në bankomat, merr 18.000 denarë

Kumanovari ka marrë 18.000 denarë nga një kartelë e harruar në bankomat,informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Policia ka dorëzuar kallëzim penal kundër T.O. (37) për veprën penale dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistem kompjuteristik.

Gjegjësisht i kallëzuari pasi që ka vërejtur kartelën e harruar në bankomat në Kumanovë, pa autorizim ka hyrë në sistem dhe ka kryer tre transaksione duke marrë gjithsej 18.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button