Paditet fallxhorja, ka mashtruar një grua për 30 mijë denarë

Policia ka ngritur padi kundër fallxhores S.A. (32) nga Velesi, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “mashtrim”.

Ajo e ka mashtruar Z.J.M. (24) nga Velesi duke i shkaktuar dëme materiale prej 30.000 denarë.

Më datën 27.04.2013, e akuzuara ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarës duke iu prezantuar si fallxhore e cila shikon në ikona dhe mund të largojë magji të zezë, ndërsa për gjithë këtë “ritual”, e mashtruara i ka dhënë 500 denarë, telefonin celular dhe rroba për fëmijë.

Të nesërmen ka shkuar përsëri tek gruaja e njëjtë duke i thënë se magjia është shumë e fortë dhe mund të bëjë fall në ndonjë gjë të arrit, por e mashtruara nuk ka pasur në shtëpi asgjë të arit, ka marrë nga fqinjët e saj një gjerdan të arit, duke ia dhënë të mashtrueses e cila e ka shitur në argjendari për 7000 denarë, thuhet në deklaratën e policisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button