Lubica Buralieva nga radhët e LSDM-së, kthehet në Parlament

Lubica Buralieva nga radhët e LSDM-së ka tërhequr dorëheqjen nga funksioni i deputetit të dorëzuar një muaj më parë dhe përfundimisht fillon punën në Parlament.

Edhe pse 32 kolegët e saj nga opozita më kanë refuzuar mandatet për deputet, përveç Roza Topuzova – Karevska nga PLD, Buralieva e cila ishte e katërta në listë në njësinë e dytë zgjedhore ka vendosur të mos respektojë vendimin partiak për veprim jashtë institucioneve dhe betejën për demokraci ta bëj në Parlament.

“Kam tërhequr dorëheqjen dhe po kthehem në Parlament. Vendim i partisë është nëse do të më përjashtojnë prej radhëve të tyre. Unë edhe më tej jam anëtare e LSDM-së, anëtare me shumë stazh, por pa kurrfarë bagazhi që më bën të mendoj e pavarur”. tha Buralieva.

“Jam e vetëdijshme se ka mendime të ndryshme për pjesëmarrjen time në punën në Parlament, por unë kërkoj demokracinë në rrethin tim më të ngushtë që të mund të merrem për një gjë të tillë edhe në institucionin ligjvënës, prej ku votuesit në rrethet rurale mund të dëgjojnë zërin e të zgjedhurit. Për këtë shkak hija e përhershme në të cilën është demokracia nën këtë pushtet, unë po ik nga folja nën ‘hije”, ka thënë Buralieva.

Lajme të ngjashme

Back to top button