Buçkovski dhe Stamboliski dënohen me 3 vjet burg për “pjesët e tankeve”

Sot në mëngjes gjykata i dënoi me tre vjet dënim me burg të akuzuarin e parë për rastin “pjesët e tankeve”, Vllado Buçkovski, ish-ministër i mbrojtjes.

Ai është dënuar për veprën penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Gjykata i dënoi me burg edhe katër të akuzuarit e tjerë në këtë rast. Kryeshefi i mëparshëm i Shtatmadhorisë, Metodi Stamboliski, u dënuar me 3 vjet, Nellko Menkinovski me 2 vjet burg, po aq u dënua edhe Aco Gjurçevski, ndërsa Mitre Petkovski u dënua me 3 vjet, po aq sa Buçkovski dhe Stamboliski.

Edhe të tjerët u dënuan për keqpërdorim të pozitës zyrtare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button