Dënohen me burg të përjetshëm të akuzuarit në rastin ‘Monstra’

Gjashtë persona të akuzuar në rastin “Monstra” janë dënuar me burg të përjetshëm, kurse vetëm njëri prej tyre nuk ka marrë burg të përjetshëm është vendimi i gjykatës lidhur me këtë rast.

Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm nën akuzën se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit. Ata janë dënuar për veprën më të rëndë, “terrorizëm”.

Vetëm i akuzuari Rami Sejdiu është liruar nga akuza dhe i është ndërprerë paraburgimi.


 

Sot pritet të sillet vendimi final për të akuzuarit në rastin “Monstra”, Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdiu, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Sipas prokurorisë, ata më 12 prill 2012, gjatë festës “E enjtja e madhe”, me gjithsej 21 të shtëna të revoles kanë qëlluar për vdekje pesë peshkatarët të cilët i kanë parë te Liqeni i Smillkovcit. Policia deri tani nuk ka gjetur armët me të cilat është kryer vepra penale. Nuk janë vërtetuar as edhe disa segmente të tjera të përmendura në konferencën për shtyp, sikurse pretendimi se të akuzuarit kanë marrë pjesë në luftëra anti-NATO në Pakistan e Afganistan.

Prokurorja publike Gordana Geshkovska ditë më parë tha se Gjykata të dënojë të akuzuarit me dënime maksimale, që të kënaqet drejtësia.

Gordana Geshkovska ka kërkuar burg të përjetshëm për të akuzuarit the thotë se presioni i vazhdueshëm lidhur me procesin gjyqësorë për vrasjen e pesëfishtë nuk mund ti heqin poshtë provat e forta që i ka prokuroria.

Por, fjala e prokurores, menjëherë pas mbylljes së seancës, shkaktoi reagime të ashpra nga të afërmit e të akuzuarve, të cilët edhe njëherë me bindje të plotë theksuan se shtatë të akuzuarit nuk kanë të bëjnë me vrasjen e pesë maqedonaseve në prill të 2012-s.

Naser Raufi njëri nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve ka thënë se fjala e Prokurores është një absurd i madh. “Ajo foli pa u bë analiza e provave, krejt paushall. Krejt pa lidhje, më ka habitur”, ka thënë Raufi.

Edhe disa organizata joqevritare shprehen se ky rast duket i montuar dhe shumë misterioz dhe thonë që rasti mund të gjejë drejtësinë vetëm në Strasburg.

Në ndërkohë të akuzuarit për këtë rast përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Nikolla Gruevski dhe organeve gjyqësore të pandehurit kërkojnë 24.5 miliardë euro, ose rreth 12 buxhete shteti, dëmshpërblim material dhe moral për etiketimin e tyre si vrasës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button