Katër komisione kuvendore do të mbajnë seancë

NëKuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje komisionet për financim dhe buxhet, për transport dhe lidhje, ekologji, për mbrojtje dhe siguri dhe për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit.

Anëtarët e Komisionit të Kuvendit për financim dhe buxhet do ta shqyrtojnë Raportin vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2013, si dhe Raportin për punën e Komisionit për letra ne vlerë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2013.

Në rend dite të seancës së Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë Prezantimi i rishqyrtimit për plotësimin e qëllimeve të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele të kandidatëve të propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, Raportit vjetor për punën e Agjencisë për posta për vitin 2013, Raportit vjetor për rezultatet nga puna e NRP Radio Televizioni i Maqedonisë për vitin 2013, Raporti për punën e Këshillit për radiodifuzion të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013 dhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2013.

Para anëtarëve të Komisionit për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit janë raportet  e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për pranimin e mbetjes së mandatit për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në pajtim me nenin 153 nga Kodi zgjedhor.

Në rend të ditës së Komisionit për mbrojtje dhe siguri është edhe Propozim – vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor ISAF në Afganistan.

Lajme të ngjashme

Back to top button