AAK: Vetëvendosje po bën shpifje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si shpifje qëllimkëqija dhe pa mbulesë.

“AAK-ja dhe të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë të qartë agjendën e vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne e kuptojmë frustrimin e këtij subjekti politik, por kërkojmë që fajtorët e të gjithë këtij dëmi t’i kërkojnë dhe t’i gjejnë brenda vetes”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Kjo parti politike potencon se “këto shpifje të Vetëvendosjes nuk iu bëjnë përshtypje qytetarëve të Kosovës, e as atyre të Dukagjinit”.

“AAK-ja e fton Lëvizjen Vetëvendosje që të gjitha akuzat, nëse ka fakte, t’i drejtojë në organet kompetente vendore dhe ndërkombëtare dhe të mos lansojë shpifje për konsum politik dhe konform agjendave të saj të dëmshme për vendin”, thuhet tutje në komunikatën e AAK-së.

Ky reagim, pasoi deklaratat e zyrtarit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj gjatë një konference për gazetarë, sipas të cilave AAK është një parti e haraçit dhe fajdes, sidomos në rajonin e Dukagjinit, ku kjo parti politike ka pushtetin lokal nëpër disa komuna

Lajme të ngjashme

Back to top button