BDI ka caktuar ambasadorët e ri? Ja emrat

Duket se janë zbuluar emrat e ambasadorëve të rinj nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Një post i ambasadorit është plotësuar edhe për partnerin maqedonas VMRO-DPMNE. 

Tani e tutje mbulohet edhe vendi vakant në Gjenevë dhe ai do jetë Gazmend Iljazi, aktualisht i punësuar në Ambasadën amerikane. Madje, burime të larta qeveritare bëjnë të ditur për “Zhurnal” se Shaban Jashari do jetë kuadri i radhës për ambasador në Katar, ndërsa Ekrem Ebibi do të drejtojë postin e ambasadorit në Bern në vend të kuadrit aktual Ramadan Nazifi. 

Ndërkohë, Naim Mehmeti do të ushtrojë postin e ambasadorit në Kopenhagë, ndërsa ambasadorit aktual Agron Buxhaku i vazhdohet mandati në Paris të Francës. Ndërkohë, sipas të njejtit burim Antonio Milloshoski do të dërgohet për amabsador në Zagreb të Kroacisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button