Tetovë, ujë ka, edhe pse nuk ka mbaruar projekti i ujësjellësit

Temperaturat e larta nuk janë duke e lënë qytetin e Tetovës pa ujë të pijshëm ashtu siç ka qenë vite më parë. Tani për tani qyteti i Tetovës ka në dispozicion rreth 500 litra ujë për sekondë dhe kjo sasi për momentin është e mjaftueshme për qytetarët e Tetovës. Kështu thotë ushtruesi i detyrës i drejtorit të NPK-së Tetova Xhelal Ceka.
Edhe pse duhet mbaruar projekti i ujësjellësit, për momentin nuk ka probleme të mëdha.

“Edhe pse temperaturat janë të larta, Tetovarët kanë në dispozicion ujë të mjaftueshëm, kjo është duke ndodhur edhe falë intervenime që kemi bërë në disa gypa kryesor në të cilët kemi pasur humbje të madh gjatë shpërndarjes në rrjetin e Tetovës” thotë drejtori Ceka.

Ndryshe, vitin e kaluar qytetarët e Tetovës në këtë periudhë kishin në dispozicion 240 litra ujë në sekondë, që linte një pjesë të qytetit pa ujë të pijshëm në një pjesë të ditës. 

Kohë më parë kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi tha për Portalb se Komuna është duke bërë revizion të punës së ish kryetarit dhe se do të dalin me dokumente ku do të vërtetohen keqpërdorimet ekstreme të bëra për projektin e ujësjellësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button