Shpallja që ka shokuar boshnjakët: Vras për 10.000 marka

Vrasës i paguar, i gatshëm për gjithçka, 10.000 marka për kokë, punë dore, shkurt i ka të shkruara shërbimet e tij të cilat i ofron në një shpallje të internetit, e venduar në “Kategorinë e shkencës”, transmetojnë mediumet boshnjake.

Për vetëm disa orë, shpallja ka pasur mbi 12.000 shikime, por për arsye të përmbajtjes së rrezikshme, ajo është larguar nga administratorët e faqes.

Në fotografinë e shpalljes shihet një njeri, gjoja se i Vitezit dhe mban një armë në gojën e tij.

Besueshmëria dhe informacioni i tillë ende nuk është konfirmuar, por numri i shikimeve dhe interesimit, është rritur në mënyrë tronditëse.

Administratorët e faqes thonë se kanë pasur disa qindra telefonata duke kërkuar që shpallja të largohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button