Policia gjermane ekzekuton 20-vjeçarin në qendër të Berlinit (VIDEO)

Policia gjermane ka shtënë mbi një person, i cili ishte duke therur veten me një thikë, në qendër të Berlinit.

Personi në fjalë menjëherë vdiq, njofton agjencia e lajmeve “AP”.

Zëdhënësi i policisë, deklaroi se kalimtarët paraqitën në polici një rast, ku shihet se si në qendër të qytetit një persona dëshironte të therte veten me thikë.

Kur policia e paralajmëroi që të dorëzonte thikën, personi filloi që të therej me thikë edhe më shumë. Pastaj policia duke tentuar që ta ndalojë, ai i sulmoi ata, me ç’rast njëri nga policët nxori pistoletën dhe gjuajti.

20-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa obduksioni do të vërtetojë se a ka vdekur prej plumbit, apo nga lëndimet të cilat i ka shkaktuar vetë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button