Aksident trafiku në Tearcë, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën regjionale Tetov-Jazhincë në Tearcë. Siç informon zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, njëra “Ford” me shoferin A.E (44) nga Sllatina dhe tjetra “Opel Astra” me shoferin R.S (28) nga Jegunova dhe një “Kombi Transit” me shoferin B.K (28) nga Treboshi.

Në aksident, me lëndime më serioze është një vajzë E.K (25) nga Tearca, e cila e ka të thyer kockën kyçe dhe për shkak se ka qenë shtatzëne, është mbajtur në spitalin e Tetovës. Në mjekim janë mbajtur edhe tre femra të tjera nga Sllatina, ndërsa njëra prej tyre, pas ndihmës mjekësore, është lëshuar për mjekim shtëpiak. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button