Radikalizmi një fenomen i imagjinuar apo një kërcënim real për Maqedoninë?

Faktorët politikë dhe socioekonomikë, të cilët mund të kontribuojnë për radikalizim dhe rekrutim terrorist, janë temë e seminarit dyditor kombëtar “Shkatërrimi i ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm i cili çon drejt terrorizimit (HEPT)”, që filloi sot në Shkup.

Në temën bisedojnë rreth 50 pjesëmarrës lokal dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe ekspertët për siguri dhe përfaqësuesit e autoriteteve kombëtare dhe të shoqërisë civile. Do të hetohen edhe mënyrat në të cilat sektori publik dhe privat, si dhe puna policore në bashkësi, mundet me efikasitet të ndihmojnë në pengimin dhe luftën kundër terrorizimit.

Ambasadori amerikan Pol Uolers përsëriti se Problemi me terrorizimi dhe radikalizmin është problem global në botë. Bashkorganizatorë të ngjarjes janë Sektori për kërcënime trannacionale të OSBE-së dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, me mbështetje të Qeverisë së SHBA-së.

Ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret theksoi se për fat të keq ekstremizmi radikal është fenomen me shtrirje të gjerë. “Radikalizmi religjioz dhe grupet politike radikale punojnë bashkë. Radikalistët shkojnë në kampe trajnimi dhe shumica përfundojë në grupe terroriste. Ideja e kësaj ngjarje është të shkëmbehen informata, të flasim për rrënjët, për strategjinë si të ballafaqohemi me këtë dhe çfarë mund të bëjmë së bashku”, deklaroi ambsadori.

“Dukshëm ky është kërcënim për tërë botën dhe Maqedonia nuk është e izoluar në pikëpamje të rreziqeve, por edhe në pikëpamje të masave të cilat nevojiten të ndërmerren. Pikërisht ngjarjet si ngjarja e sotme janë rast i mirë për këmbimin e përvojave, për praktikat më të mira dhe të bisedohet për marrëdhëniet e perspektivës gjegjësisht modelet apo intervenimet e caktuara në metodologjinë e punës”, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska. Evidente, theksoi ajo, është se kërcëni mi me të cilin ballafaqohemi është kërcënim me të cilin ballafaqohet tërë bota demokratike. Në Maqedoni derti tani nuk janë parashtruar padi penale për rekrutim në ndonjë nga organizatat terroriste, por me ndryshimet e fundit në Kodin Penal është intervenuar në këtë pjesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button