Angli, do të ketë Ligj për “fëmijë me 3 prindër?”

Në Angli ligjvënësit po shqyrtojnë mundësinë e përgatitjes së një drafti ligjor, i cili do të lejojë përdorimin e ADN-së së tre personave në lindjen e fëmijëve përmes fekondimit “in vitro IVF”.

Nëse përgatitet drafti ligjor brenda këtij viti, atëherë mundësia e nisjes për aplikimin e kësaj procedure pritet që të ndodhë brenda dy viteve, transmeton TCH. Sipas ekspertëve, përdorimi i ADN-së së tre personave në lindjen e një fëmije eliminon sëmundjet mitokondriale që trashëgohen nga nëna tek fëmija

Por ndryshe shprehen ato që e kundërshtojnë këtë mundësi. Kundërshtarët shprehen se është jo etike dhe se mund të ketë modifikime të tjera gjenetike.

ADN mitokondriale kalon nga nëna të fëmija përmes vezës. Në rastet kur mitokondria është “difektoze”, teknika IVF synon përdorimin e vezës së një dhuruesje për të shmangur problemet për fëmijën.

Ky fakt do të bëntë që fëmija i lindur, përvec bartjes së ADN-së së dy prindërve të tij, do të kishte edhe një sasi të vogël të ADN-së së dhurueses së vezës.

Lajme të ngjashme

Back to top button