Bejta këshillohet nga kryetari i Mariborit: Për fondet evropiane u nevojiten kuadro

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta gjatë qendrimit në Republikën e Sllovenisë, u prit në takim nga kryetari i Komunës së Mariborit, Andrej Fishtravec. Bejta dhe Fishtravec e njohën njëri tjetrin me komunat që drejtojnë, për sfidat, përparësitë, por edhe për projektet me rëndësi që mund të realizohen sidomos me fonde nga Unioni Evropian.

“Sllovenia dhe Maribori janë shumë më përpara dhe më të zhvilluara se vendi ynë. Mirëpo edhe ne jemi duke punuar që të arrijmë zhvillimin tuaj. Ne mund të mësojmë shumë nga ju dhe çdo ndihmesë dhe përvojë e juaja është e mirëseardhur për ne”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Andrej Frishevac, kryetar i komunës së Mariborit tha se komuna që ai drejton ka realizuar disa projekte të rëndësishme për komunën me mjete të Unionit Evropian dhe se 1/3 e mjeteve për investime janë mjete evropiane. Frishevac theksoi se për të fituar sa më shumë mjete të fondeve të BE-së, nevojiten ekipe të përgatitura, më pak burokraci dhe decentralizim i fondeve, sepse me këto problematika janë përballur vetë sllovenët.

Lajme të ngjashme

Back to top button