Faktet dhe/ose interpretimet (1)

Mediat informojnë, analizojnë, shprehin qëndrime, kritikojnë ose përkrahin. Në çdo informatë, analizë, qëndrim, kritikë ose mbështetje duhe të ketë fakte dhe interpretime. Me vëllim të ndryshëm. Informatat zakonisht përmbajnë, para së gjithash fakte ose vetëm fakte, për dallim nga analizat, qëndrimet ose kritikat ose mbështetjet, që duhet të bazohen në fakte, mirëpo, përmbajnë edhe një dozë të madhe të interpretimit personal dhe prezantimit.

Dallimi i qartë i fakteve nga interpretimet dhe vendosja e një kufiri preciz ndërmjet tyre, paraqet një moment kyç në punën e mediave.

Faktet zakonisht japin përgjigje në pyetjet:

  • kush? (emri, mbiemri, mosha, gjinia, profesioni, arsimi, formacioni, institucioni, organizata…);
  • çka? (ngjarja, marrëdhënia, subjekti, gjendja, aktiviteti);
  • kur? (ora, dita, viti, mijëvjeçari …);
  • ku? (lokacioni gjeografik ose hapësinor).

Jo rastësisht, mu këto pyetje janë veçuar si thelbësore dhe të pashmangshme në gazetari.

Faktet mund të verifikohen lehtë, janë të pakontestueshme dhe kuptimplote. Faktet do të mund t’i dallojmë për nga ajo se janë: madhësi të matshme dhe të konstatuara (numra, vende, data); të dhëna konkrete (dokumente, programe, marrëveshje, … ); tituj dhe emra (personal, të organizatave, institucioneve, strukturave – të regjistruara zyrtarisht ose të emëruara nga bartësit vetanakë); citate nga mendimet e shprehura (të vendosura në kontekst).

Për dallim nga faktet, interpretimet kanë një qasje shumë më fleksibile ndaj materies të cilës i takojnë. Interpretimi mund të jetë: përfundim, vlerësim, supozim, sqarim, interpretim, mendim, ide, alternativë, mbështetje e shprehur… Interpretimet varen nga ajo se: kush i bën, prej çfarë pozite, në çfarë kohe, me çfarë qëllimi, me çfarë baze, në çfarë mënyre.

Interpretimet nuk janë fakte, nuk mund të konsiderohen si informatë dhe nuk guxojnë t’i lënë anash faktet nga përmbajtja e saj.

Në mediat e Maqedonisë, jo rrallë interpretimet interpretohen si fakte, gjegjësisht, nuk precizohet dallimi ndërmjet tyre.

Për shembull, në pjesën më të madhe të mediave u paraqit titulli: ”?aqedonia lider në luftën kundër tregtisë me njerëz” .  

Sipas lajmit në TV Alfa:

”?aqedonia është në grup me vendet e zhvilluara perëndimore në luftën kundër tregtisë me njerëz. Stejt Departmenti në raportin më të ri e vë vendin tonë në shtetet që plotësisht i përmbushin standardet për luftë kundër këtij lloji të kriminalitetit të organizuar.”

Kajgana njoftoi se:

“Sipas Raportit më të ri të Stejt Departmentit, Maqedonia, sërish, edhe në vitin 2012, sikurse në vitet 2011, 2008, 2009 është ranguar në grupin e vendeve TIER 1 – shtete që plotësisht i përmbushin standardet për luftë kundër tregtisë me njerëz.”

Sipas artikullit në “Utrinski Vesnik”:

“Maqedonia e ruajti statusin në Nivel të parë në luftën kundër tregtisë me njerëz, thuhet në Raportin vjetor të Stejt Deparmentit për tregti me njerëz. Me këtë rast, SHBA-të nëpërmjet Ambasadës në Shkup i dërgoi urime Maqedonisë, e cila përsëri ka status në Nivel të parë në Raportin vjetor të Stejt Departmentit për tregti me njerëz. “

Idividi publikoi:

“Republika e Maqedonisë është ranguar në grupin e vendeve që plotësisht i plotësojnë standardet për luftë kundër tregtisë me njerëz, me çka bën pjesë në grupin e 31 vendeve së nashku me SHBA-të, Britaninë e Madhe, Australinë, Austrinë, Finlandën, Francën, Gjermaninë nga gjithsej 187 vende të botës në raportin më të ri global të Stejt Departmentit amerikan i cili e vlerëson gjendjen globale në luftën kundër kësaj ’robërie moderne ‘.”

Ndërsa Lider theksoi:

“Raporti i këtij viti i Stejt Deparmentit për tregti me njerëz ka treguar se Maqedonia e ka ruajtur statusin e nivelit të parë në luftën kundër tregtisë me njerëz.”

A u referohen këto artikuj fakteve ose interpretimeve? A e paraesin këto artikuj pozitën faktike të Republikës së Maqedonisë sa i përket luftës me tregtinë me njerëz? A marrin lexuesit informatë relevante për gjendjen me tregtinë me njerëz në Republikën e Maqedonisë ose jo? 

E përbashkët për këto artikuj është ajo se ato janë bërë në mënyrë që nxit ndjenja pozitive te lexuesit nga Maqedonia dhe në secilin prej këtyre artikujve dominon porosia se Republika e Maqedonisë faktikisht paraqet shembull pozitiv për luftën kundër tregtisë me njerëz. E përbashkët për numrin më të madh të këtyre mediave është ajo se ky lajm është përcjellë në atë mënyrë që ofron minimum ose aspak fakte.

Njëra nga mediat e rralla që përpiqet të japë informatë të bazuar në numër minimal të fakteve është Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase, ku në artikullin me titull ”?aqedonia plotësisht i përmbush standardet minimale për luftimin e tregtisë me njerëz”, mund të vërehen disa fakte:

  • Se bëhet fjalë për raportin e Stejt Departmentit
  • Se në raport vendet janë ndarë në tre grupe
  • Se sipas këtij raporti, Maqedonia është vendosur në grupin e vendeve të cilat në tërësi i plotësojnë standardet minimale të Aktit për mbrojtjen nga tregtia me njerëz
  • Se ka rekomandime që i janë dhënë vendit
  • Se sipas kategorizimit të Stejt Departmentit vendet nga fqinjësia –  Kosova, Serbia, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Greqia janë një shkallë më poshtë, gjegjësisht, në Grupin e dytë.

Ajo që është anashkaluar të thuhet në mënyrë të qartë është se Akti që përmendet paraqet akt nacional të SHBA-ve dhe se metodologjia që është përdorë aspak nuk bazohet në fakte.

I ngjashëm është edhe artikulli në 24 Vesti, ku vetëm në titull përmenden standardet minimale si pjesë e vlerësimit dhe më tej në tekst ka përpjekje që të përmenden pjesë nga raporti.

Mirëpo, madje edhe në këto media mungojnë dy elemente kyçe që lexuesit do t’i mundësojnë të fitojë një pasqyrë të qartë për situatën faktike që ndërlidhet me temën për të cilën raportohet.

E para, mungon linku (lidhja) deri te Raporti i Stejt Depratmentit i cilki vetëvetiu si dokument paraqet një fakt, me çka lexuesit do të mund të kenë qasje deri te lajmi burimor.

E dyta, në asnjë artikull nuk është bërë analizë elementare me të cilën do të anashkalohej manipulimi i publikut, të cilit një interpretim i servohet në formë të faktit.

 

Vazhdon…

———————————————————————————————————–

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook: http://www.facebook.com/USAIDMacedonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button