Dallimi ideal në moshë është …?

Përkundër mendimit popullor, që në një lidhje është ideale, që mashkulli të jetë më i moshuar dhe femra me e re, në vitet e fundit është regjistruar një trend në rritje që përfshin një ndryshim të kundërt. Në mënyrë të veçantë, është duke u rritur numri i lidhjeve në të cilat gratë janë më të vjetëra se partnerët e tyre. Ndoshta ky numër do të ishte edhe më i madh nëse nuk do të ekzistonin disa faktorë që e pengojnë këtë.

Sipas një sondazhi të fundit i cili i ka përfshir rreth 2000 persona të rritur, diferenca ideale është kur mashkulli është më i vjetër nga gruaja për katër vjet e gjysmë. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar që nuk ka asnjë ndryshim ideal në moshë, dhe diferenca në moshë nuk ka të bëjë asgjë me suksesin e lidhjes.

Interesante është që 33 për qind të femrave, duan lidhje me një burrë i cili është më i vjetër edhe deri në shtatë vjet, dhe vetëm një në 100 gra kanë thënë se ato do të preferojnë të jenë të lidhur me meshkuj më të rinjë.

Në ekzaminim të mëtejshëm u gjet se stabiliteti financiar është arsyeja kryesore pse femrat mendojnë se meshkujt më të moshuar janë më të dëshirueshëm, kurse rreth 55 për qind të grave, thanë se ato nuk do të ishin në gjendje që të paguajnë kredinë për shtëpi apo të përballojnë një investim të madh financiar.

Gratë me kalimin e kohës, nëse do të kenë një të ardhme të sigurt financiare, më shumë mund të zgjedhin për partnerë, meshkuj më të rinj në krahasim situatën që aktualisht është, ku ato preferojnë meshkuj më të vjetër për shkaqe financiare.

Lajme të ngjashme

Back to top button