Mbroni sytë me kafe

Studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah veti të shumta të kafes, e cilësuar si pija më e konsumuar në botë. I fundit vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga studiuesit e Cornell University në New York.
Gjatë studimit u zbulua se kafja është në gjendje që të mbrojë shëndetin e syve, nga patologji të ndryshme.

Për të arritur në një përfundim të tillë, shkencëtarët amerikanë nënshtruan disa minj ndaj eksperimenteve për të vlerësuar rezistencën e retinës së tyre nga kërcënime të ndryshme.

U vu re se vetëm minjtë të cilëve iu ishte dhënë përmbajtje kafeje, rezultonin më rezistentë ndaj sulmeve të tilla, si rrezatime, dritë etj., ndërsa të tjerët shfaqnin dëmtime të ndjeshme në retinë.

Efikasiteti i kafesë në mbrojtjen e syve, sipas studiuesve, mund ti hapë rrugë studimeve të mëtejshme për patologji të ndryshme okulare.

Lajme të ngjashme

Back to top button