Selmani: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ngjarjet e dhjetorit 2012, i turpshëm

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënoi sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk gjeti shkelje tek largimi i gazetarëve me dhunë nga Kuvendi, në dhjetor të 2012-ës. Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani theksoi se një vendim i tillë tregon se në Maqedoni nuk kemi ndarje të pushtetit, dhe se largimi i gazetarëve përbën shembullin klasik të censurës.

“Atë ditë gazetarët u penguan të raportonin për miratimin e buxhetit, ndërsa opinioni u pengua të informohej. Po mos të ishin xhirimet nga celularët e deputetëve opozitarë, as ne simedia por as publiku nuk do ishte informuar rreth largimit të gazetarëve nga salla e Kuvendit. Në si shoqatë dhamë një vlerësim mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për ne, sinqerisht është e pakuptueshme se përse Gjykatës iu desh më shumë se një vit kohë për të marrë një vendim të tillë, dhe së dyti, megjithëse ne kërkuam të bisedonim me gjykatën rreth iniciativës tonë, ajo nuk pranoi”, tha Naser Selmani, Kryetar i SHGM-së.

Naseri shtoi se po të ishin thirrur në diskutim, Gjykata nuk do të kishte marrë një vendim të tillë kaq qesharak, pasi deputetët mazhoritarë goditën edhe gazetarët me sende të forta. Sipas tij, rizgjedhja e Trajko Veljanovskit për kryetar të Kuvendit, do të thotë se regjimi i qeverisë mbi mediat dhe gazetarët do të vazhdojë më tej. Ndërkaq avokati Filip Merdarski theksoi se vendimin qesharak të Gjykatës Kushtetuese, do ta ankimojnë në Gjykatën Evropiane në Strasburg.

“Ruajtja e gazetarëve, që thuhet si arsye, e largimit të tyre me dhunë, është arsyetim qesharak. Të gjithë jemi të vetëdijshëm segazetarët fizikisht nuk ishin të rrezikuar prej ngjarjeve në sallën e Kuvendit. Ata ndodheshin në Galerinë e Kuvendit, ndërsa konflikti eventual mund të ndodhte në sallën e Kuvendit, pra në asnjë mënyrë nuk ishin të rrezikuar”, deklaroi Filip Merdarski, Avokat.

Neni 70-të i Kushtetutës garanton karakterin publik të seancave parlamentare, përveç nëse 2/3 e deputetëve nuk vendosin që seanca të jetë e mbyllur. Më 24 dhjetor 2012, një vendim i tillë nuk ishte i nevojshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button