Jankullovska: Nuk ka diskriminim në rastin Kurtishova

Nuk ka diskriminim në rastin me aktoren Ema Kurtishova, thotë ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska. Sipas saj, doganierët në aeroportin e Shkupit nuk e kanë lejuar Kurtishovan të udhëtojë për Gjermani sepse nuk i ka plotësuar kushtet të parashikuara në kodin e shengenit.

“Punëtorët policor janë të obliguar që në çdo rast konkret në fillim të kontrollojë nëse personi që udhëton i posedon, shumën e mjaftueshme të të hollave që duhen për Gjermani e që është 43 euro për një ditë. Nëse personi ka biletë kthyese për dy muaj, atëherë duhet të ketë me vete një shumë të konsiderueshme të të hollave , 43 euro për të gjitha 60 ditët sa do të qëndrojë personi”, deklaroi Jankullovska.

Ndryshe, Kurtishovas nuk i është lejuar të udhëtojë në Gjermani për pushime te motra e saj edhe pse i ka poseduar të gjithë dokumentacionin e duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button