Ambasadori Paul D. Wohlers viziton kampin për vajza GLOW në shkollën Wilson

Kampi GLOW, i organizuar në shkollën Woodrow Wilson për herë të dytë, priti sot vizitën e ambasadorit amerikan Paul D. Wohlers. Në vizitë ai përshëndeti të gjitha pjesëmarreset dhe u informua me mbarëvajtjen e punës së kampit me të gjitha aktivitetet e parapara.

Në Maqedoni, ky kamp filloi me punë në vitin 2000 nga anëtarët e Peace Corps dhe që nga ky vit numri i pjesëmarrëseve ka arritur mbi 1000. GLOW është kamp multietnik për lidership për vajza të moshës 14 deri në 18, i dizajnuar të promovoj vetëbesim, miqësi dhe participim në komunitet përmes aktivitete edukuese formale dhe joformale. Subjektet e aktiviteteve përfshijnë: vullnetarizëm, lidership, të shprehurit artistik, studime mbi femrat dhe shendetin e tyre, dhe shumë lojëra interaktive që përforcojnë natyrën e punës në grup. 

Çdo vit, mbi 80 kampiste ndahen në grupe me prejardhje të ndryshme dhe marrin pjesë në orë mësimi, ushqehen, luajnë dhe ndajnë bashkë dhomat e konviktit të shkollës Wilson. Kampi udhëhiqet nga vullnetaret e Peace Corps dhe përkrahet nga ambasada amerikane në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button