Besimi i përgjigjet Milloshoskit: Nuk duhet të sillemi emocionalisht dhe sipas politikës ditore

“Për çështjet e integrimit nuk guxojmë dhe nuk duhet  të  lejojmë të sillemi në mënyrë pasive, emocionale  apo sipas politikës ditore, sepse ato përfaqësojnë prioritetet strategjike të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, shkruan Fatmir Besimi në faqen e tij të Facebook-ut, transmeton Tv “Nova”

Sipas këtij mediumi Ministri  Besimi edhe pse jo në mënyrë eksplicite, i është përgjigjur ish ministrit të Jashtëm Milloshoski, i cili kishte kërkuar që Besimi të mendoj për dorëheqjen, siç kishte thënë ai, sepse ai është përgjegjës për këtë proces.

Ne të gjithë së bashku si shoqëri domosdoshmërish duhet të kemi vullnet dhe të japim mund, që ta integrojmë tërësisht vendin tonë në NATO dhe BE. Ne kemi për  obligim që të tregojmë progres në të gjitha sferat e rëndësishme të këtij procesi, dhe për këtë institucionet dhe partitë, pa marrë parasysh nëse janë në pushtet dhe opozitë, duhet të marrin përgjegjësi, ndaj procesit dhe reformave, thuhet në deklaratën e kabinetit të zëvendëskryeministrit Besimi,, transmetoon Nova.

Lajme të ngjashme

Back to top button