Vetëvendosje proteston para Kuvendit të Kosovës

Protestuesit e lëvizjes Vetëvendosje janë grumbulluar para kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë, transmeton ABC News.

Sipas të dhënave të para ka pasur dhe përplasje fizike me forcat e policisë, madje disa prej tyre dhe janë arrestuar. Një ndër ët arrestuarit është Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje. Përleshja mes Policisë së Kosovë dhe protestuesve ka vazhduar tek hyrja kryesore e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, organizatorët e protestës i kanë bëjnë thirrje protestuesve që të ruajnë energjinë për shkak se do të vazhdojnë të rrinë ditë e natë për mos të lejuar ratifikimin e marrëveshjes. Për momentin , shumica e protestuesve janë ulë në tokë dhe vazhdimisht bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

Lajme të ngjashme

Back to top button