Fejohet Christina Milian

Këngëtarja Christina Milian raportohet se është fejuar me Jas Prince, pasi drejtori i produksionit muzikor “A-Lost Records” i propozoi disa muaj më parë.

Prince i cili që nga viti 2010 është në lidhje me 31-vjeçaren, thuhet qysh në maj i kishte propozuar fejesë, por deri më sot nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga këngëtarja simpatike.

“Ata përshtaten shumë dhe mund të them lirshëm që janë qift i përkryer”, ka deklaruar një burim i revistës “People”. Christina kohë më parë ka qenë e martuar me producentin e muzikës The-Dream, me të cilin e ka një vajzë me emrin Violet.

Lajme të ngjashme

Back to top button