Gëzuar Fitër Bajramin!

Një kremte e madhe për muslimanët e Maqedonisë dhe vendeve islame kudo në botë është festa e Fitër Bajramit, një festë që vjen pas 30 ditëve agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muaji muslimanët u përmbajtën nga çfarëdo ngrënie nga agimi i diellit deri në perëndim dhe ushtruan disiplinë shpirtërore.

Pasi të falet namazi i Fitër Bajramit, muslimanët  urojnë njëri tjetrin me urimet më të ndryshme që përcjellin mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire. 

Namazi falet në ora 6 e 21 minuta.

Manifestimi qendror i organizuar nga Bashkësia Fetare Islame për këtë Bajram do të mbahet në fshatin Çellopek të Tetovës.

Në këtë fshat njëkohësisht do të përurohet edhe një xhami e re, që sipas Bashkësisë Islame do të jetë një prej xhamive më të bukura dhe më moderne në vend. Në këtë ceremoni do të merr pjesë kreu i BFI-së, myftinjtë e saj si dhe atasheu për çështje fetare në ambasadën e Turqisë, ndërsa janë ftuar edhe përfaqësuesit politik të vendit. Shënimi dhe falja e Bajramit do të bëhet gjithashtu edhe në të gjitha xhamitë në vend. 

Urime të shumta janë lëshuar dje nga funksionarët e Maqedonisë.

Në mesazhin e tij tradicional, një ditë para shënimit të kësaj dite të bekuar, kreu i institucionit të vetëm islam në Maqedoni, ka uruar të gjithë besimtarët në vend dhe jashtë vendit, duke dëshiruar paqe, harmoni, dashuri dhe perspektivë të ndritur kudo ku jetojnë ata. 

“Uroj që këto ditë festive të Bajramit të shprehim dashuri ndaj familjes, miqëve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptin e respektit të gjithë anshëm, duke anuluar diferencat dhe dallimet që mund të ekzistojnë. Qoftë ky Fitër Bajram edhe një mundësi që të na falen lëshimet dhe gabimet tona, lidhur me këtë  Muhammedi (savs) thotë: “ Në Ditën e Fitër Bajramit, All-llahu Fuqiplotë besimtarët që falin namazin e kësaj dite i shikon përplot mëshirë dhe thotë: O robërit e Mi! Me urdhërin Tim keni agjëruar dhe me urdhërin Tim keni bërë iftar. Keni falur namaz për Mua dhe keni ardhur të falni edhe namazin e Bajramit. Tani ngrihuni dhe kthehuni sepse Unë ua kam falur të gjitha mëkatet””, ka theksuar ef. Rexhepi.

Liderët partiak të Maqedonisë urojnë Festën e Bajramit

Kryetarët e Komunave urojnë Fitër Bajramin

Presidenti Ivanov dhe kryetari i Parlamentit urojnë muslimanët për Bajram

Pranoni urimet e redaksisë Portalb.mk në këtë ditë të madhe për muslimanët. Le t’ua pranojë Allahu agjërimin dhe adhurimet, le të jenë këto ditët e mirëqenies, dashurisë dhe respektit të ndërsjellë. Gëzuar Fitër Bajramin!  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button