Debatet mes fëmijëve inkurajojnë zhvillimin mendor

Rivaliteti mes vëllezërve dhe motrave është shumë i realtë. Pavarësisht nëse është një “luftë” për rrobat apo copat e fundit të çokollatës, kjo ndodh pothuajse në çdo familje me shumë fëmijë. Megjithatë, sipas shkencëtarëve, debatet mes fëmijëve mund të jenë një gjë pozitive, transmeton Panacea.

Gjegjësisht, hulumtimi i Universitetit të Kembrixhit, i cili përfshinte 140 fëmijë, tregon se debatet në fëmijëri ndihmojnë në zhvillimin emocional dhe mendor.

Studimi thotë se vëllezërit dhe motrat kanë një ndikim të madh tek njëri-tjetri. Në fakt, lufta mes të rinjve i ndihmon ata të zhvillojnë aftësitë sociale.

Sipas ekspertëvem kur vëllezërit dhe motrat grinden, mënyra se si ata i formulojnë argumentet e tyre luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin mendor.

Zakonisht, vëllezërit dhe motrat përpiqen ta zgjidhin debatin verbalisht dhe kjo u jep atyre një mundësi për të zotëruar aftësitë e tyre mendore, si dhe njohuritë. Kontribuon që fëmijët të rriten në njerëz të zgjuar, inteligjentë dhe të përgjegjshëm.

Megjithatë, nëse ky rivalitet vazhdon përtej fëmijërisë në moshën madhore, sipas shkencës, nuk është e shëndetshme për zhvillimin emocional të një personi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button