Kundërspin: Ku e pa Dimitrievski Iliridën në Korridorin 8?

Çdo parashtrim pyetjesh që kanë të bëjnë me shpenzimin e shumë parave buxhetore dhe publike në projekte infrastrukturore shumë të rëndësishme për vendin janë më se legjitime. Por lidhja e çështje të njejta me narrativat etno-kombëtare paraqet spin. Aq më tepër që vjen nga Dimitrievski, i cili jo vetëm që nuk i ka keqpërdorur këto tema, por njihet si shembull i kreut të një komune multietnike në të cilën nuk ka lejuar të keqpërdoren çështje të tilla, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruan: Teofil Blazhevski

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, gjatë daljes së tij në një kanal televiziv kombëtar, ka shtruar para opinionit një dilemë, në të cilën ka elemente spinimi:

Spin: Ky korridor ju lidh me një linjë në lidhjen Shkup-Prishtinë-Tiranë. Lind pyetja, a është skicimi i korridorit në vetvete një përvijim i hartës së Iliridës, të cilën e kemi parë shumë herë më parë? Asnjë nga bartësit e funksioneve politike nuk e hapi këtë çështje për ta diskutuar. Sepse, duke vënë në pushtet individë nga kjo bashkësi etnike në krye dhe të privilegjuar për të negociuar, e disponuar me të gjitha informacionet, i lihet hapësirë njerëzve që të shpikin gjëra të tilla. Sepse zoti Artan Grubi është në një situatë të privilegjuar në krahasim me çdo qytetar tjetër, sepse ajo autostradë do të ndërtohet me paratë tona. Është një korridor i rëndësishëm, por Maqedonia ka edhe korridore të tjera të rëndësishme. A kemi bërë ndonjë anketë ku do të shpenzojmë një miliard e dyqind milionë euro para të qytetarëve?

[Burimi: Tv Sitel – Tema e ditës/M.Dimitrievski(nga minuta 20); Data: 24.04.2022]

Kundërspin: Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke shtruar një dilemë të interesit publik për ndërtimin e Korridorit 8, përmes një sërë pyetjesh legjitime, fut një spin që nuk ka të bëjë me interesin publik, por me interesin e partive apo lëvizjeve politike që kanë ambicie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndër të cilat është dhe lëvizja e udhëhequr nga Dimitrievski.

Përzierja e çështjes së ndërtimit të rrugëve kryesore të transportit në vend  me çështjen e Iliridës imagjinare që ekziston sipas nevojës që nga viti 1992, është një spin apo shtrembërim i së vërtetës.

Pyetja e kryetarit të komunës për domosdoshmërinë e caktimit të një koordinatori për zgjidhjen e kësaj çështje (Artan Grubi) nga ana e Qeverisë, i cili ka informacione dhe kompetenca të privilegjuara për projektin, është plotësisht legjitime. Me këtë, Dimitrievski thekson rëndësinë e transparencës dhe ligjshmërisë në çdo proces, qoftë edhe për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10. Mirëpo, këtë e përdor në formë spekulative – gjegjësisht, pikërisht fakti që Grubi është shqiptar, i lë vend jo Dimitrievskit, por popullit të besonte kështu!?

Në fund të të tretës së parë të shekullit të 21-të, pas të gjitha agjendave pro-evropiane të formalizuara dhe joformale të vendeve të Ballkanit për anëtarësim në BE, pas të gjitha agjendave të zbatuara deri më tani në kuadër të procesit të Berlinit, por edhe në kuadër të Ballkanit të Hapur për integrimin dhe heqjen joformale të kufijve ndërmjet vendeve të Ballkanit, të flasësh për zhvillimin e Korridorit 8 në funksion të Ilirisë imagjinare, është një shtrembërim i së vërtetës dhe spin.

Për të njëjtat arsye, pjesa e deklaratës së Dimitrievskit se “ai (korridori 8) është një korridor i rëndësishëm, por Maqedonia ka pasur edhe korridore të tjera dhe pse nuk kemi bërë një lloj sondazhi ku do të shpenzohen një miliard e dyqind milionë euro nga paratë e njerëzve” është spin. Sepse, sipas logjikës së Dimitrievskit, a është zhvillimi ekskluzivisht i Korridorit 10 , një narrativë e fshehur serbo-greke, skicimi i aksit Beograd-Shkup-Athinë dhe sepse në 60-70 vitet e fundit, përfshirë 30-të vitet e fundit,iu kushtua pak më shumë vëmendje këtij korridori, a nuk do të thotë kjo përpilim i ndonjë agjendë tjetër të fshehur?

Zhvillimi i Korridorit 8 dhe Korridorit 10 me të gjitha degët anësore është pjesë e zhvillimit të korridoreve evropiane dhe rrugëve kryesore infrastrukturore dhe kjo nuk është tani, por që nga fundi i socializmit në Maqedoni. Vazhdoi në periudhën që nga qeverisjet e para pas pavarësisë së vendit e deri në ditët e sotme dhe problemi kryesor nuk është Ilirida, apo nevoja për ndërtim, por “plogështia” dhe pamundësia e të gjitha qeverive të mëparshme për ta realizuar atë në tërësi. Mungesa e interesit të qeverive zakonisht mund të justifikohet me natyrën afatgjatë të projekteve të tilla (autostrada, hekurudha, hidrocentrale…), të cilat nuk përfundojnë në një ose dy mandate të një ose një qeverie tjetër, kështu që deri tani realizimi i investimeve të mëdha nuk ishte konjuktural për partitë politike në periudhën parazgjedhore. Se a do të ndryshojë diçka me marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” mbetet të shihet, por sipas asaj që është prezantuar deri më tani, ajo marrëveshje dhe realizimi i saj tashmë janë një nga temat kyçe në parazgjedhjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

Ndaj çdo parashtrim pyetjesh lidhur me shpenzimin e shumë parave buxhetore, publike në projekte infrastrukturore shumë të rëndësishme për vendin janë më se legjitime. Por lidhja e të njëjtave çështje me narrativat etno-kombëtare është spin. Aq më tepër që vjen nga Dimitrievski, i cili jo vetëm që nuk ka keqpërdorur këto tema, por njihet si shembull i kreut të një komune multietnike në të cilën nuk ka lejuar që të keqpërdoren çështje të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button