MASH: shkollat ​​të shfrytëzojnë mundësinë për grante me të cilat do të financohen aktivitetet për integrim ndëretnik në arsim

Përfundon afati për të aplikuar për thirrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Misionit të OSBE-së në Shkuppër ndarjen e granteve me të cilat do të financohet realizimi i aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe programeve jashtëshkollore për fëmijë me prejardhje dhe gjuhë të ndryshme etnike në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua rikujton shkollave se aplikimi mund të parashtrohet përfundimisht deri më 30 prill.

“Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrje e kanë të gjitha shkollat ​​dhe kopshtet, në bashkëpunim me fakultetet pedagogjike dhe komunat, të cilat nëse përzgjedhen do të përfitojnë grant deri në 7000 euro për realizimin e aktiviteteve të propozuara që do të duhet të zbatojnë në periudhën qershor 2023 – maj 2024, udhëzimet dhe formularët e aplikimit gjenden në linkun në vazhdim”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

Prej atje shtojnë se thirrja e hapur u publikua në kuadër të projektit të ri “Ndërtojmë ura të reja” për të cilin MASH-i dhe OSBE-ja firmosën memorandum në fillim të vitit ndërsa qëllimi është rritja e besimit, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet fëmijëve dhe të rinjve nga bashkësitë e ndryshme etnike, përmes miqësimit dhe mësimit më të shpeshtë.

Buxheti total i dedikuar për realizimin e këtij projekti është pothuajse 500 mijë euro, i siguruar me mbështetjen e donatorëve nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë dhe Dukati i Madh i Luksemburgut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button