Një hap përpara drejt pranimit të diplomave dhe lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Kuvendi i RMV-së ratifikoi dje marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, për njohjen e diplomave universitare dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, mjekësisë stomatologjike dhe arkitektëve në kuadër të vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeto Portalb.mk.

Të tre marrëveshjet u nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit nëntorin e kaluar nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar për njohjen e letërnjoftimeve, kushtet e udhëtimit lehtësohen duke thjeshtuar procedurat administrative për hyrjen, transitin dhe qëndrimin e shkurtër vetëm me letërnjoftim, por edhe duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët e rajonit dhe duke anuluar të gjitha vizat ekzistuese në Ballkanin Perëndimor.

Përkundër kësaj, marrëveshja për njohjen e diplomave universitare përcakton rregulla dhe procedura të përbashkëta për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, mundëson lëvizshmërinë e studentëve dhe stafit akademik në Ballkanin Perëndimor, shkurton periudhën për marrjen e vendimit për njohjen në maksimum 14 ditë, dhe hiqen tarifat ekzistuese për studentët për paraqitjen e kërkesave për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë. Për momentin, kjo marrëveshje vlen vetëm për universitetet shtetërore.

Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale lehtëson lëvizjen e profesionistëve në të gjithë rajonin dhe mundëson ofrimin e shërbimeve për mjekët, dentistët dhe arkitektët në Ballkanin Perëndimor. Ky dokument krijon bazën për negociata edhe për katër profesionet e tjera të rregulluara: akusherë, infermierë, farmacistë dhe kirurgë veterinarë, në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button