Një polic e ka vrarë një emigrant në Gjevgjeli

Një emigrant është vrarë sot në ora 06:20 te kazerma në Gjevgjeli. Në të ka qëlluar një polic, pas tentimit që një kontrabandist i emigrantëve t’ia marrë pistoletën, informojnë nga policia, transmeton Portalb.mk.

“Zyrtarët policorë kanë parë një automjet udhëtues “Mercedes” të drejtuar nga K.J. (26) dhe një automjet udhëtues “Ford Fokus”, të drejtuar nga S.B. (51), të dy nga Shkupi, të cilët ilegalisht kanë transportuar emigrantë. Automjetet janë ndaluar nga zyrtarët policorë, pas së cilës shoferët dhe emigrantët janë përpjekur që të ikin, ndërkaq K.J. fizikisht ka sulmuar zyrtarët policorë, duke u përpjekur që t’ia marrë pistoletën. Pastaj, zyrtari policor ka gjuajtur nga pistoleta zyrtare dhe e ka goditur njërin prej emigrantëve, i cili menjëherë me automjet të policisë është dërguar në objektin e Urgjencës Mjekësore për ofrimin e ndihmës ku ka ndërruar jetë”, informuan nga MPB.

Për ngjarjen është informuar prokurori publik dhe Sektori për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale për pastrimin e rastit. Në vendin e ngjarjes, PTHP Gjevjgeli ka kryer ekspertizë dhe pas pastrimit të plotë të rastit do të dorëzohen parashtresa përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button