Pas 25 vitesh, Netflix po mbyll biznesin e tij për DVD

Netflix, e cila filloi si kompani që jep me qira DVD përmes emailit, po mbyll biznesin që hodhi themelet për shërbimin premium të transmetimit për të cilin kompania njihet tani. Disqet e fundit nga ueb-faqja DVD.com do të dorëzohen më 29 shtator të këtij viti, njoftoi gjigandi amerikan i transmetimit në blogun e tij, transmeton Portalb.mk.

“Pas 25 vitesh të pabesueshme, vendosëm ta mbyllim DVD.com më vonë këtë vit. Synimi ynë ka qenë gjithmonë të ofrojmë shërbimin më të mirë për anëtarët tanë, por ndërsa biznesi vazhdon të bjerë, bëhet gjithnjë e më i vështirë”, tha Netflix në një njoftim.

Netflix thotë se DVD-ja e parë që kompania dërgoi ishte një kopje e filmit “Beetlejuice”, ndërsa që atëherë ka dërguar më shumë se 5 miliardë disqe.

Filmi më i kërkuar nga oferta e DVD-së së Netflix ishte The Blind Side.

Sipas NPR, shërbimi DVD gjeneroi 145.7 milionë dollarë të ardhura vitin e kaluar, që do të thotë midis 1.1 dhe 1.3 milionë njerëz që kanë marrë filma me qira vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button