Rama është operuar nga apendiciti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kryer një ndërhyrje në mesnatë për heqjen e apendicitit, i cili shkoi me sukses dhe gjendja e tij është e qëndrueshme, transmeton Top-Channel.

Ekipi mjekësor që mori pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit Edi Rama dha sot detaje për gjendjen shëndetësore të tij.

Sipas shefit të shërbimit të kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata kreu i qeverisë del nga spitali brenda 24 orëve dhe rikuperohet për dy deri në tre ditë.

“Ishte një apendicit, u pa u plotësuar të gjitha ekzaminimet në QSUT, u bënë ekzaminimet imazherike dhe u mendua që duhej operuar, operacioni u krye me laparoscopi rreth orës 2 të mëngjesit, shkoi mirë, gjendja është stabël, e mirë, pa temperaturë, pa ndonjë problem, sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, besoj që brenda 24 orëve ndoshta mund të largohet”, ka thënë Gjata.

Ishte fillimisht zyra e shtypit e qeverisë së Shqipërisë që njoftoi se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me apendiciti akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës , kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendiciti në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button