Finlanda ka kryer stërvitjen e parë të NATO-s si një anëtare e aleancës

Finlanda njoftoi se me ankorimin simbolik të anijeve gjermane dhe portugeze në portin e Helsinkit, ka kryer stërvitjen e parë në NATO si anëtare e aleancës.

Në njoftimin e bërë nga marina finlandeze, theksohet se fregata FGS Mecklenburg-Vorpommern e Gjermanisë dhe ajo NRP Bartolomeu Dias e Portugalisë do të qëndrojnë të ankoruar në Helsinki deri më 16 prill, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Para se të ankorohen në Helsinki, anijet morën pjesë në stërvitjen e organizuar nga Flota Bregdetare Finlandeze me tre anije finlandeze në Gjirin e Finlandës.

Kështu, Finlanda përfundoi stërvitjen e parë të NATO-s si anëtare e aleancës.

Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s më 4 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button