Geer: Në rrugën drejt BE-së nuk e humbisni gjuhën dhe identitetin tuaj

Në Rezidencën e BE-së në Shkup sot u hap ekspozita “Buza e fjalëve” si pjesë e një sërë aktivitetesh që Delegacioni i Bashkimit Evropian ka inicuar në vendin tonë gjuhën në përgjithësi por me theks të veçantë edhe literaturën dhe gjuhën maqedonase. Në ekspozitë u paraqitën vepra të artistëve vendas, përfshirë këtu prozën, artin vizual dhe skulpturën, shkruan Portalb.mk

“Në rrugën drejt BE-së nuk e humbisni gjuhën dhe identitetin tuaj”, ishte mesazhi kryesor që përcolli Euro-ambasadori David Geer në hapjen e ekspozitës “Buza e Fjalëve”, në Rezidencën e BE-së në Vodno të Shkupit. Në ekspozitën ku u ekspozuan vepra të ndryshme të artistëve vendas, Geer theksoi se Delegacioni ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë kremtimin e gjuhës dhe literaturës maqedonase si pjesë e trashëgimisë kulturore, identitetit të vendit dhe si pjesë e të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian.

“Ekspozita e sotme eksploron gjuhën, kuptimin, kapacitetet dhe limitet e gjuhës si mënyrë e të shprehurit. Kjo është e katërta në serinë e ekspozitave të cilat me krenari i kemi mbajtur këtu në Rezidencën e Be-së, përfshirë këtu tema mbi Pandeminë KOVID dhe rikuperimi, art, marrëveshja e gjelbër dhe sot kemi “Buza e fjalëve. Është pjesë e zotimeve të BE-së të promovojë gjuhën si element të pasur dhe diveristet në BE, ndërtuese e shumë kulturave dhe traditave, nën moton e BE-së “Të bashkuar në diversitet”, deklaroi Ambasadori i BE-së në Shkup David Geer.

BE ka financuar përkthimin e më shumë se 400 punimeve të literaturës në gjuhën maqedonase. Disa shkrimtarë maqedonas kanë fituar çmimin e BE-së në literaturë. BE-ja sponsorizon çmimin e përvitshëm “Babylon” për përkthimin e veprave letrare nga autor të Be-së në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Iniciativa e cila filloi me diskutime mbi literaturën, identitetin dhe përkthimin në “Europe House Skopje” do të vazhdojë gjatë muajve në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button