Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi tregojnë për ndikimin e përhershëm serbo-rus

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi mbahet sot. Zgjedhje që kanë hapur një debat nëse NATO, BE-ja dhe SHBA janë duke e mbrojtur demokracinë e brishtë të Podgoricës nga ndikimi hibrid serbo-rus. Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt më 19 mars të 2023-tës, për të zgjedhur presidentin e Malit të Zi. Presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, është në një garë të ngushtë me kundër kandidatin e “Lëvizjes Tani” Jakov Millatoviq që konsiderohet si afërt me qeverinë në Serbi, Kishën Ortodokse Serbe dhe kryeministrin në dorëheqje Dritan Abazoviq, që njëherit është kundërshtar i Gjukanoviqit dhe po bën përpjekje që shqiptarët në Mal të Zi të votojnë kandidatin Millatoviq, ku Beogradi dhe qarqe radikale në Ballkan shpresojnë të fitojë.

Meqenese asnjë kandidat nuk mori shumicën e votave, balotazhi mbahet sot më 2 prill. Në rrethin e parë, presidenti aktual Millo Gjukanoviç, mori 35% të votave, duke u radhitur i pari në garë, po jo mjaftueshëm për të mposhtur Millatoviqin. Jakov Millatoviq, është kandidat i qendrës së lëvizjes së sapoformuar “Evropa Tani” i cili fitoi 29% të votave të trupit votues. Kjo është gjendja reale në Mal të Zi pas rrethit të parë. Me votat e kandidatit të tretë dhe të shqiptarëve në Mal të Zi, grupi i Abazoviqit dhe Millatoviqit llogarit që të tejkalojë Gjukanoviqin në rrethin e dytë. Nëndërkohë, nëse Jakov Millatoviqi arrin të fitojë zgjedhjet e 2 prillit, situata e re do të paraqesë disa rreziqe për Podgoricën zyrtare e cila që nga viti 2006 kur u shkëput nga Beogradi dhe viti 2016 kur u bë anëtare e NATO-s, vazhdimisht ka qenë nën presionin e Serbisë e cila ka ndërhyrë në punët e brendshme duke shkelur sovranitetin e Malit të Zi. Pa theksuar këtu aktorët malinj si ai rus dhe organizatat radikale që veprojnë në Mal të Zi, -një shtet anëtarë i NATO-s. Në këtë atmosferë të zgjedhjeve presidenciale, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë caktuar për 11 qershor të 2023 -tës duke e nxjerrë kështu Malin e Zi në një zonë të kuqe para Serbisë.

Përderisa zgjedhjet presidenciale do të definojnë edhe raportin e forcave për zgjedhjet parlamentare, SHBA dhe BE- kanë dhënë sinjale që më herët se situata e ndërlikuar politike mund të zgjidhet vetëm me zgjedhjet e
parakohshme, por nuk është e qartë se si do të jetë raporti i forcave politike para mbatjes së zgjedhjeve parlamentare, aty ku shihet një tendencë që të ketë një rigrupim kundër partisë së Gjukanoviqit. Një qeveri
e re, me largimin e tërsishëm të partisë së Gjukanoviqit, nxjerr disa dilema nëse do t’i vazhdojë Podgorica reformat, dhe a do të shkëputet plotësisht nga ndikimi dhe nga kisha serbe. Gjasat janë të ulta që të bëhet
largimi i këtyre forcave nga politika e Malit të Zi. Në fakt, Podgorica bëhet fushëbetejë e lehtë për serbët dhe rusët. Që nga viti 1989 Gjukanoviqi ka mbajtur qëndrim nacionalist për shumë çështje. Pas rrëzimit të Millosheviqit nga pushteti, ai filloi të paraqitet si politikan i moderuar. Dhe ja ka arritur qëllimit duke u shkëputur përfundimisht nga e kaluara. Dalja në skenë e politikanëve me standarde të dyfishta, e ndërlikon edhe më shumë situatën në Mal të Zi dhe e bën të mjegulltë rrugëtimin e Podgoricës për në BE. SHBA dhe BE duhet të shkojnë një hap para, duke ua bërë të qartë forcave të reja apo aktuale se Mali i Zi nuk guxon të kthehet prapa. Eventualisht nëse pushtetin do ta marrin të ashtuquajturat forca të moderuara politike e që thirren në luftën kundër korrupsionit, por që kanë mbështetjen nga aktorët serbo-rus në Mal të Zi, atëherë gjasat janë që një shtet anëtarë i NATO-s të vihet para sfidave e cila situatë do të kërkojë përgjigje adekuate nga SHBA dhe BE.

“Serbia po përpiqet të bëjë në Ballkan të njëjtën gjë që po bën Rusia në rajonin e saj”, tha presidenti Milo Gjukanoviç në një fjalim në Institutin Amerikan të Paqes. “Serbia po përpiqet të sundojë dhe të ketë fjalën në Mal të Zi, në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, por ende nuk ka një reagim adekuat të partnerëve në Perëndim për një politikë të tillë”. Për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviç tha se do të donte të ishte në gjendje të thoshte se Rusia nuk po ndërhyn. “Por kjo është vetëm vetëm një iluzion”. “Bota ruse” është e njëjtë me atë serbe”.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button