Në shkollat e Maqedonisë së Veriut sivjet janë regjistruar mbi 3 mijë nxënës më pak se vitin e kaluar

Në krahasim me vitin e kaluar shkollor 2021/22, gjatë këtij viti shkollor janë regjistruar 3341 nxënës më pak, ashtu që në arsim fillorë kemi ulje për 1 550, ndërsa në atë të mesëm 1 791 nxënës, transmeton Portalb.mk.

“Në fillim të vitit shkollor 2022/2023, numri i nxënësve në shkollat fillore të rregullta është 185 099, që paraqet zvogëlim të numrit për 0.8 % krahasuar me vitin paraprak. Numri i nxënësve në shkollat e mesme të rregullta, në fillim të vitit shkollor 2022/2023, është 69 227, që paraqet zvogëlim të numrit për 2.5 %, krahasuar me vitin paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Vitin e kaluar në shkolla fillore ishin regjistruar 186 649 nxënës, ndërsa në shkollat e mesme 71 018 nxënës. Ndërkohë ka rënë edhe numri i mësimdhënësve nga 19 138 në 19 050 në arsimin fillorë, ndërsa në të mesme nga 7 158 në 7 047.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button